Ish-komandanti i Gardës, ndërron jetë gjenerali i njohur shqiptar

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Halit Gjecaj ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 79 vjeçare.

Lajmi i trishtë bëhet me dije nga vetë familjarët e Gjecajt, të cilët thonë se shkak është bërë një sëmundje e rëndë nga e cila ai vuante prej vitesh.

Homazhet për të do të zhvillohen nesër, e mërkurë 8 mars, prej orës 08:00 te ambientet e ‘Alba 2000’, Rruga e Dibrës.

Varrimi do të bëhet po nesër në orën 13:00 në varrezat e Sharrës.

Komandant Halit Gjecaj ka qenë një prej personaliteteve më të larta të Ushtrisë Shqiptare dhe ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese në Forcat e Armatosura dhe Gardën e Republikës.

Ai po ashtu ka pasur dhe disa kualifikime të lartë, më i rëndësishmi në selinë e NATO-s në Bruksel.

Ndërsa më 23 janar të vitit 1994, me dekret të Presidentit të Republikës merr gradën e gjeneralit.