Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, ja çfarë ndodh sonte me Oltën, Kristin dhe Armaldon

Olta, Armaldo dhe Kristi janë në nominim dhe njëri do të lërë sonte shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Tashmë televotimi është mbyllur dhe në hyrje të spektaklit Arbana Osmani dha një njoftim të rëndësishëm.

Si kurrë më parë, të nominuarit do të shkojnë në studio, aty ku ndodhet Arbana, opinionistët, disa ish-banorë dhe publiku, për të marrë vesh se cili prej tyre do të largohet.