“Ju zgjoni edhe të vdekurin nga varri”/ Shoku i ngushtë i Kiarës shpërthen i revoltuar: Luizi e trajton si mbretëreshë, boll me Butrintin se na lodhët

Miqtë e Kiara Titos nuk po gjejnë paqe që pasi mbrëmjen e djeshme moderatores i transmetuan një sërë informacioni nga jashtë, ku mes të tjerash thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin.

Niko Komani, shoku i ngushtë i Kiarës, ka reaguar sërish (pasi reagoi një herë mbrëmë) duke thënë se është shumë pro lidhjes së saj dhe se Luizi po e trajton si mbretëreshë.

“E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjetri për të arritur këtu ku jemi sot.

Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit. Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton atë shoqen time si mbretëreshë aty”, ka shkruar ai.

Më tej Niko ka kërkuar të mos përmendet më tema e Butrintit. “Dhe boll me atë muhabetin me këngëtarin tjetër se na lodhët.

Siç thotë dhe një shoqja ime: Muhabet i mbyllur pa nisur. Fiks ama! Na keni lodhur me një muhabet të lodhur!

Sa turp që një femër që ka dikë në krahë dhe është e lumtur dhe ju tregoni kë ka pasur dikur? Seriozisht?! Sa të kalbur jeni ore? Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, ka shtuar stilisti.