“Kemi dalë në takim…”, Kiara sqaron si qëndron e vërteta me lidhjen e biznesmenit të njohur, ja reagimi epik i Luizit (Video)

Në informacionin që iu transmetua mbrëmë Kiara Titos ishte një lajm për Butrint Imerin dhe një tjetër për Roni Kokën, i cili është përfolur si i dashuri i moderatores.

Këto informacione iu dhanë Kiarës si avantazh duke qenë se ka qenë liderja e shtëpisë gjatë javës që lamë pas.

Luizi është shprehur se atij i intereson vetëm pjesa pas 24 dhjetorit, ku u njohën bashkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara… ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.

Por, në mbremje ‘Vëllai i Madh’, me rastin e 8 marsit ka përgatitur një festë për gocat e “BBVA”, ku kanë pasur edhe disa dënime me pyetje.

Kiara është shprehur se shumë lidhje të moderatores nëpër portale janë thashetheme. Moderatorja tregon se thjeshtë ka dalë në një darkë dhe se e ka pjesë të shoqërisë, ndërkohë që Luizi e dëgjonte me vëmendje nga larg.

“Kemi dal vetëm një herë, por asgjë më shumë, ngeli e gjitha aty”, tha ndër të tjera Kiara.

VIDEO