Ndahet nga jeta astrologia e njohur, një nga personazhet më të dashur televiziv

Astrologja e famshme britanike, e njohur me pseudonimin e saj televiziv “ Mystic Meg” është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Një personazh i njohur televiziv në vitet ’90, Lake u shfaq për disa sekonda në shortin javor duke u përpjekur të bënte parashikime për fituesin e ardhshëm.

Si ‘Mystic Meg’ ajo shkroi horoskopë për Diellin për më shumë se dy dekada dhe konsiderohet nga shumë njerëz si ‘astrologja më e famshme e Britanisë’.

Lake ndërroi jetë herët sot në spitalin ku ishte shtruar në javët e fundit, pasi ishte e sëmurë me grip muajin e fundit.

“Asnjë astrog nuk mund të krahasohet me Meg. Ajo u ndoq nga miliona në këtë vend dhe në mbarë botën. Madje ndikoi edhe në gjuhën angleze.

Kur dikush i bën një pyetje të ashpër një politikani, një personaliteti të showbizit apo një njeriu të zakonshëm, ata i përgjigjen “Për kë po më merr mua? Mistik Meg?”. Kjo tregon ndikimin që ajo bëri”, tha agjenti i saj.