Tërmeti “shkund” qytetin italian, njerëzit të tmerruar dalin në rrugë

Një tërmet i fortë është ndjerë në Perugia, në zona të ndryshme të qytetit.

Sipas raporteve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, tërmeti ishte me magnitudë 4.4 ballë.

Epiqendra e tërmetit është në zonën Umbertide.

Luca Carizia raportoi se disa njerëz dolën në rrugë dhe se tronditja ishte ndjerë qartë.

Menjëherë kanë nisur kontrollet për të vlerësuar dëmet, duke filluar nga spitali dhe shkollat.

Kryebashkiaku tha se për momentin nuk ka raportime për çështje kritike nga qytetarët.