LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë pranë TEG-ut, makina rrëzohet nga mbikalimi, dyshohet se ka viktima

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në dalje të Tiranës, në afërsi të TEG-ut.

Sipas informacioneve praprake mësohet se një automjet ka rënë nga mbikalimi.

Si pasojë e aksidentit fatkeqësisht dyshohet se ka dhe viktima, ndërkohë mësohet se një person është nxjerrë në gjendje të rëndë.

Forca të shumta policie dhe autoambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë priten më tepër informacione në vijim.