Kënga e Armaldos e kopjuar? Fansat publikojnë VIDEON që nxjerr zbuluar banorin e BBV: Është vjedhur nga këngëtari grek

Armaldo Kllogjeri surprizoi vajzat dhe nënat me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai këndoi këngën “Ta dije” përballë banorëve dhe të gjithë shikuesve të ‘Big Brother VIP’.about:blank

“Sikur ta dije, ta dije, se sa të dua shpirt/ S’do shkoje, do rrije, tërë jetën në krahët e mi”, është refreni i këngës.

Armaldo falenderoi “Vëllanë e Madh” mirëpo nuk la pa përmendur Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin. Teksa kanë kaluar ditë nga publikimi i këngës, në rrjet flitet se kënga është një kopje e këngëtarit grek Argiros

‘ A s’ju vjen zor dhe një këngë që deshi me bo tamam shkuat dhe e kopjuat. Turp i madh për ju Top Channel’

‘Edhe Kostandinos Argiros me këngën e vet Elfteros do ishte super krenar për këtë kopjim’

Duhet pranuar se ritmi i këngës është i njëjtë e ashtu edhe melodia. Po ju, mendoni se dy këngët kanë ngjashmëri?