Aksidenti i tmerrshëm me dy viktima dhe 4 të plagosur/ Me shpejtësi rrufe, si fluturoi “Audi” luksoz nga mbikalimi në Tiranë (PAMJET)

Aksident tragjik në Tiranë! Dy vajza humbën jetën në një aksident të rëndë që ndodhi në Unazën e Madhe të Tiranës pasditen e së enjtes, ku një makinë tip “Audi” çau barrierën dhe fluturoi nga mbikalimi i TEG-ut duke rënë mbi një makinë tip “Honda”.

Dy vajzat ishin duke udhëtuar në makinën “Audi” që drejtohej nga 24-vjeçari. Viktimat ende nuk janë identifikuar.

Zyrtarisht nga policia bëhet me dije se katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sipas dinamikës së policisë, automjeti tip “Audi” po udhëtonte nga Unaza Lindore në drejtim të TEG-ut dhe ka rënë nga mbikalimi.

Të plagosurit janë drejtuesi i “Aud”-it K. R. 24 vjeç dhe tre të tjerët që ishin në makinën “Honda” A. K. 51 vjeç, O. K. 24 dhe Q. K. rreth 60 vjeç.