Kush janë tre viktimat e aksidentit tragjik, momentet e frikshme kur Audi A8 “fluturon” nga mbikalimi (Foto/Video)

Tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e 9 marsit tek rrethrrotullimi pranë TEG, kur një automjet që lëvizte me shpejtësi me më shumë se 260 km/orë pasi humbi kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar një automjet tjetër tip “Honda”.

Klevis Rucaj

Gazetari i Panorama TV, raportoi se viktimat janë shoferi i makinës “Audi A8”, Klevis Ruçaj, 20-vjeç si dhe dy vajzat që ndodheshin në mjet me të.

Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoferi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Sikela Përroi

Panorama mësoi se Klevis Ruçaj, kishte vetëm një vit që kishte marrë patentën, ndërsa brenda pak muajsh ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.

Eriselda Abedini, 22 vjeçe

Panorama TV ka siguruar dhe fotot e tre viktimave që humbën jetën në aksident.