Aksidenti që i mori jetën tre të rinjve në Tiranë/ Eksperti: Duhen marrë masa urgjentisht. Një nga të plagosurit ishte mësuese që sot e prisnin…

Eksperti Mamir Hodo, në një intervistë për Panorama TV, në lidhje me aksidentin e rëndë tragjik që ndodhi mbrëmjen e 9 marsit në Tiranë, apeloi për ndryshime ligjore për të gjithë personat që ndëshkohen si shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Duhen marrë masa urgjentisht të bëhen ndryshime ligjore që të tillë drejtues mjeti që dalin në rrugë jo të ngasin mjete të të tilla përmasave e të jenë nën regjim të rrepte kontrolli. Dikush që të jetë si kudjestar i tyre për minimalisht një vit”, tha ai teksa zbuloi detajin se një nga personat e plagosur në aksidentin e rëndë, ishte mësuese, e cila sot nuk shkoi dot në punë te nxënësit e saj.

“Një nga personat e plagosur është një mësuese që nxënësit e prisnin sot të shkonte në shkollë, ajo nuk shkoi sot dot në shkollë por në reanimacion, te spitali i Traumës. Kjo është katastrofike”, tha Hodo.

Mamir Hodo, drejtues i byrosë inxhinierike të ekspertëve:

Nuk di kush i heton këto, policia e shtetit përmes policisë rrugore, ata duhet mos t’i zërë gjumi, natë-ditë të ngrihen e garantojnë sigurinë rrugore të shtetasve shqiptarë.

Është momenti për të bërë dicka ndryshe për të thënë që e kemi marrë seriozisht këtë punë. Mos dalin në rrugë e të bëjnë gjoba që për mua në shumë raste nuk kanë vlera dhe për mua nuk sjellin siguri rrugore, ndaj të jemi të kujdesshëm.

Ky aksident është e vecantë ne llojin e vet se është kapërcyer e ka rënë në infrastrukturë tjetër rrugore. Kjo është shumë e rrezikshme, se ai drejtues mjeti që ka qenë poshtë, ka pasur zero shans që të merrte një masë.

Se nëse do jesh me një mjet tjetër përballë e ai të rrezikon seriozisht jetën ti si shofer me instiktet që ke merr masa për t’u spostuar e për të evituar aksidentin por në këtë rast ajo ka qenë shumë e papritur e s’të jep shans që të reagosh.

Një nga personat e plagosur është një mësuese që nxënësit e prisnin sot të shkonte në shkollë, ajo nuk shkoi sot dot në shkollë por në reanimacion, te spitali i Traumës. Kjo është katastrofike.

Duhen marrë masa urgjentisht të bëhen ndryshime ligjore që të tillë drejtues mjeti që dalin në rrugë jo të ngasin mjete të të tilla përmasave e të jenë nën regjim të rrepte kontrolli. Dikush që të jetë si kudjestar i tyre për minimalisht një vit.

Pajisjet inteligjente të kontrollit të trafikut e monitorojnë e marrin masa nëse vendosen aty ku duhen. Nuk di që të ketë ndonjë sistem sinjaliizimi të tillë e të dalin të marrin masa. Vendi ynë me keqardhje e them s’ka një projekt të detajuar të vendojes së kontrollit elektronik të shpejtësisë që të jenë të lidhura me qendër të mirëfilltë e të të gjobisin e të vijë gjoba në shtëpi që të mos bësh më shkelje të tilla.

Të ndihmohet policia me fonde të mirëfillta nga buxheti i shtetit, t’u lehtësojnë punën punonëjsve të policisë që dalin e bëjnë kontrolle aq sa munden të bëjnë.

Policia Rrugore nuk është aktori që ne do na sjellë siguri rrugore, është edukata rrugore.
Me punonjës që është për mos të thënë që ne duhet të bëjmë kaq gjoba, të hiqet dorë nga këto modele, mos të zëmë anën e rrugës e të shohim nuk e ka njëri rripin në qytet e ne me brutalitet i themi hap krahun kaq e ke gjobën.

Jo ti si polic s’je vetëm për të marrë masa administrative me prepotencë, por dhe do edukosh e këshillosh në rrugë, duhet të shihet niveli i gjobës se është presion në vetvete dhe një gjobë për rripin nuk mund të jetë më shumë se 30 mijë lekë të vjetra.