E reja humb kontrollin e makinës duke përfunduar në kanal, ndërron jetë dhe lë pas një fëmijë të vogël

Sot në “Përroin e Rikajt” në Kavajë, ka humbur jetën një 30-vjeçare.

Ajo është aksidentuar teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e saj, teksa për shkak të shpejtësisë, ajo ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.

Rovena Cara ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të vogël që tashmë do të rritet pa nënë.

“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje,”- njofton policia.