LAJM I FUNDIT/ Tjetër aksident i rëndë, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte në anë të rrugës.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje kritike për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.