Publikohet skema 3D e aksidentit me tre viktima! Shikoni si i riu “fluturoi” me makinë dhe ra nga mbikalimi (Video)

Një ditë pas aksidentit të frikshëm në zonën e Saukut, ku tre persona humbën jetën pasi drejtuesi 20-vjeçar “fluturoi” nga mbikalimi me një mjet “Audi” është rindërtuar skema 3D si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Inxhinieri Alfred Hasanaj ka bërë përpunimin grafik të gjithë ngjarjes duke treguar se si ‘Audi’ që ishte me shpejtësi jashtë normave të lejuara ka thyer barrierat dhe ka dalë nga mbikalimi dhe ka përfunduar në autostradë.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 3 të rinj, Klevis Ruçaj, 20-vjeç bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe.

Klevis Rucaj
Sikela Përroi
Eriselda Abedini, 22 vjeçe

Ndërkohë mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë, të cilët ndodheshin në një makinë tjetër, që “Audi” e zuri poshtë.