‘Kjo nuk është njerëzore’, familjarët e Luizit reagojnë të shqetësuar

Një lajm tragjik dhe i rremë është përhapur sot në rrjet për nënën e Luizit. Sipas lajmit në fjalë, ajo kishte ndërruar jetë.

Familjarët e këngëtarit kanë reaguar të shqetësuar në rrjete sociale ku kanë treguar se e ëma e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ju lutem tregohuni të kujdesshëm!

Nuk e kuptoj arsyen e këtyre lajmeve të rënda dhe të rreme.

Mami i Luizit gëzon shëndet të plotë.

Kjo që bëni nuk është njerëzore”, kanë shkruar ato.