Kush e vuri bombën te vila e babait të vrasësit? Merret në pyetje hasmi!

Asnjë person nuk është arrestuar pas 24 orësh nga shpërthimi me eksploziv që ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në lagjen “Sanxhak” të Kurbinit. Në shënjestër ishte vila e Skëder Likës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Policia pas ngjarjes shoqëroi disa persona për t’i marrë në pyetje dhe kontrolli kamerat e sigurisë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete. Mes personave që u pyetën ishte edhe familja e hasmit, Roli, që ka mohuar lidhjen.

Pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek hasmëria, pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli.

Ndërkohë dhe nipi i tij, Ilir Lika është dënuar nga gjykata si bashkëpunëtor i në vrasjen dy biznesmenëve, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ngjarja e ndodhur brenda një lokali në Kurbin në vitin 2020.

Shpërthimi ishte i fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe në objekte të tjera aty pranë, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.