E rëndë, ndërron jetë papritur foshnja dy muajshe në Prishtinë

Një foshnje dy muajshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën me dije se ngjarja e trishtë ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa po punon për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së foshnjës.

“Rr. Muhamet Haxhaj, Prishtinë 10.03.2023 – 09:00. Viktima mashkull kosovar (foshnje-dymuajshe) në rrethana deri më tani të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.