I FUNDIT/ Tjetër aksident me vdekje në rrugët e vendit, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar sot pasdite në afërsi të fshatit Melan të Dibrës.

Ka qenë një 18-vjeçar i cili duke lëvizur me makinë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi me iniciale A.S. 20 vjeç. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 14:15 në rrugën dytësore të fshatit Melan, shtetasi R.K., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasoje e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A.S., 20 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.