U tha se ishte zhdukur nën rrënojat e tërmetit tragjik në Turqi, reagon aktorja e njohur: Nuk ishte qëllimi im të…

Aktorja e njohur turke, Cansu Dere ka reaguar pas më shumë se një muaji, lidhur me tërmetin tragjik duke shuar kështu dhe dyshimet se kjo e fundit ishte zhdukur mes rrënojave.

Në internet qarkulloi një video e aktores duke ndihmuar në paketimin e ndihmave dhe duke ndihmuar këdo që u plagos ose mbeti i pastrehë gjatë tërmetit tragjik..

Mirëpo, duke qenë se ajo nuk ka bërë asnjë dalje, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nëse është vërtet Cansu ajo që shfaqet në video.

Së fundmi aktorja ka kontaktuar me mediat dhe ka treguar se nuk ishte në publik pasi po qëndronte në shtëpi.

“Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura“, tha Jansu Dere për CNN Turk.

E njohur për rolet e saj në Infiel dhe Madre, Dere nuk ka ndarë asnjë përditësim në rrjetet e saj sociale që tregon se është mirë. Menaxheri, publicisti, familja apo miqtë e saj nuk duket se e kanë konfirmuar apo mohuar lajmin.