‘Të ndjej kur qan natën’, Olta shfaqet në gjendje të rënduar emocionale

Olta është shfaqur shumë e rënduar emocionalisht ditën e sotme. Kiara i ka thënë se e ka dëgjuar të qajë natën dhe aktorja ka treguar se mendon shumë për djalin.

Ajo është shprehur se kur është para banorëve mundohet të mos e japë veten, ndërsa natën i rrjedhin lotët vetiu.

Kiara: Të ndjej natën që merr frymë sikur kur qan, një natë të kam parë duke fshirë lotët

Olta: Mendoj vetëm çunin dhe më dalin lotët gjithë natën, nuk flej dot. U shkatërrova nga pagjumësia, se këtu nuk e nxjerr, kupton? E mbaj, i vetmi moment që e nxjerr është natën. Ja më paske dëgjuar ti. Është shumë e vështirë të jesh larg fëmijës, nuk ka shpjegum, të rëndohet frymëmarrja, nuk e di sa do duroj.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=b5f0dca1-77e6-49f2-a0db-e8f8c537b205