Familja ben reagimin perlotes për 20-vjeçarin që humbi jetën te TEG-u, bashkë me dy vajza të reja (foto)

Pasditen e sotme në orën 16:00 do të përcillet për në banesën e fundit 19-vjeçari Klevis Ruçaj që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ai ishte në timon në drejtimin e makinës tip “Audi” kur si pasojë e shpejtësisë fluturoi nga mbikalimi në Sauk duke rënë mbi kofanon e një tjetër makine, tip “Honda”.

Makina është shk rrmoqur plotësisht. Dy vajzat Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe h mbën jetën në vend, ndërsa i riu në spital pak orë më pas.Klevis Ruçaj ishte me origjinë nga Fieri. Familja ka hapur dyert e mortit.

Nga kqyrja e regjistrit të gjobave rezulton se 20-vjeçari i cili është pajisur me patentë në vitin 2021 ka një sërë shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë dejtimit të mjetit.

Drejtuesi i automjetit me targe AB 008 MJ, shtetasi me iniciale K. R, vjeç i pajisur me leje drejtimi te kategorise “B”, prej 1 viti, rezulton se eshte nd shkuar nga sherbimet e policise rrugore 5 here per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, me konkretisht:

Ne daten 06.09.2022, per parkalim te gabuar.Ne daten 07.09.2022, per shkelje te sinjalizimit rrugor.Ne daten 15.11.2022, per mos rregullim shpejtesie ne qendrat e banuara (gare shpejtesie).Ne daten 09.12.2022, per perdorim celulari.Ne daten 27.01.2023, per shkelje te sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshem te mjetot motorrik.