Flet dëshmitarja: Audi po bënte gara me një mjet tjetër, bëri 2-3 herë xhiro dhe desh shtypi një grua

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e Joq Albania dhe ka dëshmuar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi 2 ditë më parë në rreth rrotullimin pranë TEG.

Ajo shprehet se një e afërmja e saj për pak ka përfunduar e shtypur nga automjeti tip Audi.

Sipas saj automjeti ka bërë xhiro 2-3 herë nëpër rrethrrotullim dhe në rrugët dytësore dhe dukej sikur bënte garë me një automjet tjetër.

Në një nga këto xhiro, sipas qytetares, audi për pak ka shtypur të afërmen e saj.

Qytetarja shprehet se ndoshta për shkak të kësaj mënyre ecjeje me shpejtësi dhe frenim të menjëhershëm, mund të jenë konsumuar ferrotat dhe nuk ka arritur të frenojë.

Në vijim mesazhi i plotë i mbërritur në redaksinë tonë:

Përshëndetje Joq! Doja te mbetesha anonim, por kemi njerez te shpis qe jetojn ne ate zone dhe me ka thene qe audi ka bere dy tre her xhiro lart e posht neper rrotullime neper dytsore sa per pak ka shtypur dhe nje zonje. Dukej sikur bente gare dhe me nje makine tjeter se te dy iknin shpjet dhe xhiron e fundit e ka ber ne ate rrug kur i dha fundin fatal… I bie qe me aq xhiro me shpejtesi qe ka bere i ka shkri ferrotat fare freno jep gaz freno dhe kur ka bere xhiro e funit aq besim ka pas ne ate makine sa me aq distanc ka besu se po frenon po qe jo.. Nuk e di, me vjen shum keq per familjaret ngushëllime, eshte shume e trishte. Ndonjehere e kuptojme rinine por ka disa limite cdo gje sepse ja përfundimi, mjere nenat e tyre dhe po te lutem postoje si post. Flm.