Burri i jep fund jetës, gruaja e gjen të varur në pemë

Një 80 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në degën e një thane pranë shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.

Mësohet se Sheme Gjeçi është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij pasi vuri re mungesën e tij në shtrat.

Sapo ajo ka dalë për të parë për të shoqin, e ka gjetur të varur në degën e thanës. Dyshohet se 80 vjeçari është vetëvarur në kushtet e depresionit pasi kishte kohë që vuante.

Burimi: Abc News