Prej vitesh në shërbim të qytetarëve, ndërron jetë mjeku i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme mjeku i njohur, Lefter Mano. Lajmi i hidhur është bërë me dije në rrjetet sociale nga të afërm dhe familjarë të mjekut Mano.

Mano punoi si mjek në Tepelenë dhe më vonë në maternitetin “Koço Gliozheni” Tiranë deri sa ndërroi jetë.

Lefter Mano

“Është ndar nga jeta mjeku Lefter Mano, pas një sëmundje të rëndë, ai ishte nga fshati Mursi i rrethit të Sarandes,por e filloj si mjek i përgjithshëm në fshatin Izvor e më pas mjek neonat-pediatër, në qytetin e Tepelenës e në maternitetin “Koço Gliozheni” Tiranë.

Lefter Mano ishte një intelektual i talentuar, koleg dhe familjar i shkëlqyer.

Përcjellja e trupit për në banesën e fundit, do të bëhet më datë 12.03.2023 në qytetin e Tiranës, në orën 14:00 , vendprehjen në Sharrë. Pritjet bëhen te “Ija” thuhet në një postim në rrjetet sociale.