Pëlqen veshjet ekstravagante dhe luksoze, deputetja e PS bën “shopping” para se të shkojë në Kuvend

Deputetja e Partisë Socialiste në Korçë, Eslemvera Zake njihet për veshjet e saj ekstravagante.

Ajo shpesh në seancat plenare është parë e kuruar deri në detaj, me një stil të veçantë veshje. Këtë herë paparaci “Panorama plus” ka fotografuar në të përditshmen e saj deputeten, e cili ka qenë pjesë e Komisionit Parlamentar.

Por, duket se përpara se të mbaronte këtë angazhim politik, ai ka zgjedhur të mbarojë një tjetër angazhim. Si duket edhe në foton, deputetja e majtë ka në dorë një çantë të madhe, ku duket si blerja e saj e fundit.