Aksident i frikshëm në aksin Tiranë-Fushë Krujë, autobusi plot me pasagjerë përplaset me makinën

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin Tiranë-Fushë Krujë.

Bëhet me dije se në aksident është përfshirë një autobus që ishte i mbushur me pasagjerë, me një makinë tip “Golf”.

Autobusi është përplasur me makinën. Fatmirësisht raportohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.