“Pashë në ëndërr sikur isha në dhomën time”/Olta- Deas: Uroj të realizohet

Mëngjesin e sotëm banorët biseduan për lojën siameze dhe për mënyrën se si ata u çiftuan me njëri-tjetrin.

Olta dhe Luizi mund të konsiderohen si çifti më “komik” në këtë lojë, për shkak se ata janë kundërshtarë dhe nuk shkojnë dhe aq mirë me njëri-tjetrin, në kuadër të lojës.

Pranë Luizit dhe Oltës, ishte edhe Kiara me Dean. Kjo e fundit, i tha banorëve se kishte parë në ëndërr sikur ishte në dhomën e gjumit të saj.

Olta duke folur me të qeshur, i tha Deas se shpreson që ëndrra t’i realizohet. Kujtojmë se Olta votoi Dean për ta dërguar në nominim, për shkak se sipas saj, Dea ishte fajtore për daljen e Shpatit nga shtëpia.