Aksidenti tragjik me tre viktima/ Inxhinieri sjell skemën e re 3D dhe zbardh detajet: ‘Audi’ ishte me 194 km/h… (Foto)

Inxhinieri sjell skemën e re 3D të aksidentit tragjik në Tiranë, ku automjeti tip ‘Audi’ afër rreth rrotullimi të TEG-ut doli nga rruga.

Skema është realizuar nga inxhinieri Alfred Hasanaj, i cili në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu thotë se drejtuesi i automjetit ka frenuar por nuk ka arritur të kontrollojë mjetin. Ndër të tjera sqaron se ishte me 194 km/h dhe kur doli nga rruga ishte 130 km/h.

Hasanaj bën thirrje që të merren masa për cilësinë e barrierave që sipas tij mban goditjet e motorëve e biçikletave, por jo të automjeteve.

“Drejtuesi i automjetit ka vepruar me sistem frenimi dhe më pas ka kaluar në emergjencë. Hapësira dhe koha për të ndaluar ka qenë e pamundur. Ka qenë me 194 km/h dhe ka tentuar të frenojë çka ja ka ulur pak shpejtësinë dhe në momentin e hedhjes ka qenë 130 km/h. Automjeti është hedhur për 28 metra. Automjeti Hunday ka qenë 105 km/h. Mjeti Audi është rrotulluar 360 gradë. Barriera mban goditje veç me motor ose biçikletë, jo me automjet”, tha Hasanaj.