I jepet lamtumira 19-vjecares shqiptare që vdiq në aksident në Itali: Ishe e ëmbël dhe delikate si trëndafili

Eralda Spahillari është 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën tragjikisht në Itali në fillim të marsit. E reja është përcjellë sot për në banesën e fundit.

E reja, jetonte me të fejuarin në Itali dhe mbeti e vdekur pas një aksidenti të rëndë të regjistruar më 4 mars.

Në makinën që drejtohej nga 19-vjeçarja nga Durrësi, ishin edhe 3 persona nga të cilët shqiptarja dhe shoqja e saj ndërruan jetë e i dashuri dhe miku i shqiptares morën plagë të shumta.

Ceremonia mortore u bë bashkë me atë të Barbara Brotto, e cila është viktima e dytë e aksidentit, pra mikja e Eraldës.

Shokët e klasës i dhuruan familjes së shqiptares një album me mbishkrimin “Ishe e ëmbël dhe delikate si trëndafili”, me fotot më të bukura të realizuara ndër vite me të.

Në fund të ceremonisë mortore, miqtë e së resë lëshuan në ajër edhe disa tullumbace të bardhë në nderim të saj.