Tjetër aksident/ Përmbyset makina, shoferi përfundon në spital

Një automjet është përmbysur mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën hyrëse në qytetin e Fierit përballë Drejtorisë së Tatimeve.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në automjet ka qenë vetëm drejtuesi, i cili është nxjerë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit.

Foto ilustruese

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit ka shmangur nje qen dhe ka frenuar, por makina është përmbysur./abcnews.al