‘Psikopate dhe drogaxhie’, Fisnik Syla reagon pas akuzave të rënda të Fjolla Morinës

Fisnik Syla ka reaguar për herë të parë pas akuzave të Fjolla Morinës. Ai e ka quajtur këngëtaren “psikopate” dhe “drogaxhie” duke thënë se nuk ia vlen të merret me të.

“O njerëz dëgjoni, unë nuk kam çfarë të flas për atë njeri. Një njeri që shan nënën e vet, vëllain e vet dhe ul familjen e vet në live, për mua nuk është njeri dhe nuk ia vlen as me diskutu, as me fol. Unë me njeri psikopat, drogaxhi nuk flas as nuk merrem me të prandaj mos bëni më pyetje”, është shprehur ai.

Kujtojmë se Fjolla Morina ka bërë një rrëfim tronditës në një video live në Instagram. Ajo ka treguar se arma që iu gjet asokohe në çantë ka qenë e Fisnik Sylës. Më tej Fjolla ka shtuar se një grup personash kanë tentuar t’i shkatërrojnë jetën, e kanë helmuar në burg dhe ajo e ka humbur besimin në shtet dhe në polici. Këngëtarja ka thënë se dhe jeta e fëmijës së saj është në rrezik. (Lexo këtu) (Lexo këtu)