“Njerëzit ikin nga Shqipëria se nuk shohin shpresë”, Vongli: Ngjarja te Don Bosko si Palermo në vitet 60, askush nuk mban përgjegjësi dhe të dorëhiqet

Harris Vongli, pedagoge në Britaninë e Madhe u ndal te situata në Shqipëri teksa renditi edhe disa nga shqetësimet që ajo sheh në vendin tonë.

Ngjarjen te Don Bosko ajo e ka krahasuar me Palermon e viteve 60, ku lulëzonte mafia. Ndërsa shtoi se askush nuk mban përgjegjësi dhe të dorqhiqet, duke iu referuar edhe aksidentit tragjik pas ditë më parë ku humbën jetën 3 të rinj.

Vongli: Unë jam në mënyre të vazhdueshme me shkrime për realitetin. Me bën pershtypje relativizimi i keqqeverisjes, krimit ,vrasjeve, aksidenteve, kjo është një ndër gjerat që më prek më shumë.

Të gjithë ne kemi bërë sfidat tona, unë jam munduar me gjithcka për të kontribuuar për vendin tim, kam ikur 3 herë jashtë shtetit dhe jam kthyer 3 herë.

Kemi pasur me një valë të jashtëzakonshem emigrantësh që janë larguar me gomone. Njerëzit ikin se nuk shohin shpresë. Më vjen keq të them që Shqipëria është një vend në zhvillim.

Ne jemi një popullsi e vogel të mbetur 2 milionë dhe kemi një numër të jashtëzakonshëm aksidentesh, i lexoj mediat. Cdo ditë kalon me viktima nga akisidentet, nga zhvillimi i krimit të organizuar. Ngjarja në Don Bosko me ngjau si Palermo në vitet 60 . Askush nuk mban përgjegjësi dhe nuk ka asnjë doreheqje që te aksidenti ku humbën jetën 3 veta. Askush nuk dha doreheqje nga policia, ministria e Brendshme.

Kishim një vrasje te Don Bosko dhe askush nuk dha doreheqje, kjo është një gjë e papranueshme.

Mungesa e meritokracisë, klientelizmi dhe korrupsioni dhe negativiteti, mungesa e mbështetjes, mungesa e opozitarizimit mungojnë në Shqipëri.