Masakra në Don Bosko, flet mikesha e viktimës: Mblidhte kanoçe, punonte dy turne për bukën e gojës

Mikesha e Mimoza Pajës, e cila u vra nga nga breshëria e plumbave në lokalin ku punonte në Don Bosko, ka folur për jetën e 60-vjeçares.

Ajo u shpreh se Mimoza Paja ishtee në vështirësi ekonomike dhe se punonte dy turne për të mbajtur familjen. Mikesha e 60-vjeçares ka treguar se ajo madje mblidhte kance të cilat më pas i shiste për të fituar para.

Kujtojmë që ngjarja ndodhi në lokalin e Fatjon Muratit, një person me precedent kriminal. Nga ngjarja humbi jetën Mimoza Paja 60 vjeç, e cila punonte si banakiere në këtë lokal.

Po ashtu nga kjo ngjarje mbetën të plagosur Shehat Murati 50 vjeç, i cili është edhe xhaxhai i Fatjon Muratit, Astrit Merja 42 vjeç, Emanuel Sala 47 vjeç, Ermir Bejuku 45 vjeç, Genc Shohalli 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shënjestër e këtij atentati ka qenë pikërisht Shehat Murati, xhaxhi i Fatjonit.