Një pjesë e shtëpisë është shembur, veranda dhe çatia të shkatërruara! Pamjet nga banesa e ish-kryeplakut që u shpërthye me tritol

Shpërthimi me tritol në verandën e banesës së ish-kryeplakut Preg Pjetri në fshatin Ungrej ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Panorama Tv, gjysma e banesës së 57-vjeçarit është shembur, ndërsa është shkatërruar veranda dhe çatia.

Dritaret dhe dyert janë dëmtuar, ndërsa xhamat e thyer kanë përfunduar brenda shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 dhe fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ende nuk dihen autori/ët e ngjarjes.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Ungrej, në verandën e banesës së shtetasit P. P. 57 vjeç, ka shpërthyer lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve”, njoftoi policia.