Aksident i rëndë, makina përplas 7-vjeçarin, i mituri niset me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku një automjet ka përplasur një të mitur.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur afër xhamisë, përtej urës së vjetër të Bunës në hyrje të Shkodrës.

Foto ilustruese

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një 7-vjeçar.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia, ndërsa i mituri është dërguar në spitalin rajonal.

Ende nuk dihen më shumë detaje nga ky aksident.