Makina përfundon në kanal në Vlorë, përfundojnë në spital çifti i të moshuarve!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Vlorë ku një automjet ‘Hunday’ ka përfunduar në kanal.

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anash rrugës. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Mes tyre është plagosur edhe çifti i të moshuarve që gjendeshin në automjet dhe po udhëtonin nga Tirana drejt Vlorës.

Të dy janë transportuar drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.