Rama në Elbasan për Ditën e Verës, viziton panairin e artizanëve dhe zejeve

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të jetë në Elbasan këtë të martë, me rastin e festës së Ditës së Verës.

Rama ka parë disa nga aktivitetet e organizuara në qendër të qytetit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.

Kreu i qeverisë, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, kryebashkiaku Gledjan Llatja dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri kanë vizituar panairin e artizanëve dhe zejeve. Rama ka marrë një dhuratë nga artizanët e pranishëm.

Më pas, Rama do të ketë një takim me deputetët socialistë të këtij qarku./abcnews.al