Një tërmet 6.2 ballë goditi fuqishëm këtë shtet, del me njoftimin urgjent Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesën lindore të Papua Guinesë së Re, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).

Sipas deklaratës, epiqendra e tërmetit ishte 448 km në veriperëndim të Port Moresby dhe në një thellësi prej 200 km, sipas Reuters.

Për momentin nuk raportohet për viktima të mundshme dhe dëme materiale.