Vazhdojnë çmenduritë në rrugë dhe mburrjet në rrjetet sociale. I riu me 300 km në orë në tunelin e Kalimashit (Video)

Nuk kanë fund absurdet tipke të të rinjve shqiptarë.

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në rrethrrotullimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën, duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Pavarësisht sensibilizimit se shpejtësia në rrugë merr jetë, kilometrazhi shkon në 300 km.

Së fundmi, dy të rinj kanë postuar videon nga tuneli i Kalimashit, ku ecin me mbi 300 km në orë me një mjet luksoz.

Madje në një moment për pak sa nuk shkaktohet përplasja e dy makinave. Videoja është postuar nga një reper i njohur nga Lushnja në rrjetet sociale.

Sërish kujtojmë se shpejtësia ëstë e rrezikshme. Mos luani me jetën!