U futën të 3 në tualet, Luizi, Kristi dhe Maestro shkojnë në nominim

Vëllai i madh solli në shtëpi një zarf të zi sot, i cili është lexuar në prime. Banorët që kanë thyer rregullat janë Luizi, Kristi dhe Maestro. Ata janë futur të tre në tualet për të biseduar jashtë kamerave, gjë që nuk lejohet.

Vendimi i Vëllait të madh është që të tre të shkojnë në nominim. Luizi, Kristi dhe Maestro, njëri prej tyre del të shtunën.

Luizi tha se mezi e kishte pritur këtë moment, Kristi gjithashtu e mori me sportivitet ndërsa Maestro u pa i mërzitur.