Një moment gjatë spektaklit të së martës mes Luizit dhe Kiarës duket se po merr përmasa të mëdha, për faktin se është theksuar nga aktorja Olta Gixhari e cila e akuzon këngëtarin se ka gjuajtur moderatoren, partneren e tij.
https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/0a101aab03ec196f2b2af40688379ae9/6411dc3e/video/tos/useast2a/tos-useast2a-pve-0068/okgIShOQPSCjvCfegH2IABqec4ki1ICIPmEjgi/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C0%7C0&br=978&bt=489&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmotqv~c_vjXoAPAhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=ZjNpOmk2aWQ6aTRlOzQ2NkBpajo8PDc6ZnNxajMzNzczM0A2Yi4uYWNjXi0xYS02M2BiYSNkNC9ucjRvbDVgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=2023031508544256AB89CEC94D08059E76&btag=80000
Bëhet fjalë për një moment kur Luizi flet me Qetsorin gjatë spektaklit dhe Kiara e shtyn me këmbë, me taka, si shenjë që ai të ndalojë së foluri. Por Luizi duket në video teksa kthehet dhe vë dorën tek këmba e Kiarës si shenjë për t’i thënë edhe ai ‘ndalo’ së bëri atë gjest. Por kjo situatë është fryrë nga Olta e cila pas spektaklit ka akuzuar Luizin për dhunë. Teksa qëndronin në oborr për të darkuar, pas akuzës së Oltës, Kiara i doli në mbrojtje partnerit të saj. Ajo tha se Luizi reagoi në atë mënyrë ndaj saj, pasi ishte ajo që e gjuajti me takë për ta ndaluar së foluri në ato momente. Olta: Pse i gjuajte Kiarës
Luizi: Ku i gjuajta
Kiara: Nuk më gjuajti. Më shtyu se i futa unë takën
Olta: Ti i the pusho për komentin që bëri dhe ai tha pusho më lër rehat
Kiara: Mos e bëj dramatike kot. Isha vetë aty nuk ka lidhje fare. Kush je ti?
Olta: Unë jam banore e kësaj shtëpie
Kiara: Ky është i dashuri im
Olta: Nuk më intereson fare
Olta: Të duket gjest normal?
Luizi: Nuk kam gjujt
Olta: I ke gjujt
Luizi: Okej ti thua i kam gjujt unë them nuk i kam gjujt e mbyllim muhabetin?
https://v19-web-newkey.tiktokcdn.com/daeb2bcfdf078921af42eb4d408f19d9/6411dc4c/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c004/oIBkiszkIfAmUsACLQhkDECBgBILtIrRyR2Mow/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=678&bt=339&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8Zmotqv~c_vjey_8AhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=M2kzZDY0ZjdnZmU8NTQ0NUBpampobjQ6ZmxrajMzNzczM0A0YmNjL2EzNmExMy9eLWNgYSMyNmEtcjRfMzVgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=20230315085442CFCC0BDC51F4A1056D31&btag=80000