‘Rikthehet’ dimri në pranverë/ Nisin reshjet e borës dhe rrebeshet e shiut, ARRSH del me njoftimin urgjent (VIDEO)

Gjatë orëve të natës, reshje dëbore ka pasur në zonat malore të vendit, kryesisht në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është punuar për pastrimin e borës dhe qarkullimi është i hapur, megjithatë ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendin ndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore

Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës.Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset.

https://www.facebook.com/watch/?v=923689571994653

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.