Pak pas aksidentit ku humbën jetën tre të rinjtë, reperët shqiptar sfidojnë policinë me 300 km/orë në tunelin e Kalimashit

Numri i lartë i aksidenteve automobilistike mesa duket se nuk ka mundur të shërbejë si këmbanë alarmi për të rinjtë shqiptarë.

Videot me tejkalim të shpejtësisë dhe manovra të gabuara në rrugët e Shqipërisë vijojnë, madje disa prej tyre avzhdojnë të promovohen kudo në rrjetet sociale.

Një video postuar ditën e djeshme në rrjetin social TikTok, shafqen dy reperët Kleviol Ahmeti dhe Aleks Visha duke drejtuar automjetin me 300 kilometra në orë.

Pamjet janë filmuar nga vet reperët brenda tuneli i rrugës së Kombit në Kukës, ku automjeti me të cilin reperët udhëtojnë për pak rrezikoi të aksidentohej.
Reperët, të cilët ndiqen masivisht nga grupmoshat e reja, e kanë shpërndarë këtë video në rrjetet sociale ku dhe është bërë virale. Ky fenomen është kthyer në shqetësim në vendin tonë.

Të rinjtë kanë kthyer në sfidë publikimin e videove ku thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor me synim marrjen e klikimeve.

https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/e7f7a1887df481bdc4bf8c557a900e6c/6411ed75/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c001/owUknNbXFAAUQRUrQIefEtJnFbF3IvLDBEBUQU/?a=1988&ch=0&cr=0&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C0&cv=1&br=1936&bt=968&cs=0&ds=3&ft=ApKJEB0Vq8ZmofTk~c_vj4Ha8AhLrus&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=ZTZnOGRmNTw3Njw3NjU4O0BpanVoM2Q6ZmtlajMzNzczM0BfNGNjXi9fXjAxYGFgYTMwYSNzNWkycjRfYTVgLS1kMTZzcw%3D%3D&l=202303151007387ADDA57A62429D0C8D2F&btag=80000