U torturua barbarisht nga policia greke, rrëfen mes lotësh nëna e Sajmirit: E kanë rrahur dhe lënë në ujë të ftohtë për gjithë natën, kërkoj drejtësi nga…

Vetëm katër ditë më parë, i riu shqiptar Sajmir Zefi kërkonte të apelojë vendimin e gjykatës greke e cila ka marr vendimin në mungesë të tij, pasi u dhunua barbarisht nga 4 efektiv policie para prindërve të tij.

Edhe pse dhuna dënohet penalisht, për policët nuk u zbatua ligji pas faljes që kërkuan trupa gjykuese, janë liruar pas vetëm dy ditësh burgim.

Për ngjarjen ka folur nëna e Sajmir Zefit e cila ka qenë e pranishme dhe është përpjekur t’i ndalojë policët së dhunuari djalin e saj, pavarësisht kësaj torturat e tyre kanë vazhduar thotë Angjelina nëna e Sajmirit. Ajo tregon të gjithë peripecitë që familja e saj ka kaluar për të rregulluar jetën e tyre në Greqi.

Megjithatë një detaj për dënimin e tij që tregon dhe e ëma e Sajmirit, është se ai është ndaluar nga Policia kur është kthyer nga Dubai, pasi i është gjetur drogë në makinë.

Angjelina Kovaçi kërkon ndihmë nga populli shqiptar dhe qeveria shqiptare për ta zbardhur këtë ngjarje, të cilën ajo nuk ia uron asnjë nëne ta përjetojë.

Angjelina Kovaçi: Jam nëna e Sajmir Zefit, jetoj në Greqi me familjen, kam ardhur në vitin 1998, kemi qenë me letra të rregullta.
Në 2001 bashkëshorti im punonte në ndërtim, u rrëzua nga skela, qëndroi 5 vite në spital. Fëmijët e vegjël, punova ditë e natë, paguam lekë shumë, megjithatë e kaluam, e morëm veten, pavarësisht se fëmijëve nuk ju dhashë shkollë.

Vjet çuni im ka punuar në një kafe, me një shok të vetin më pas janë nisur për në Dubai, në kthim policia në Larisa i ka gjetur drogë në makinë, nuk e di e si ka qenë puna.

Më kanë marr në telefon në mëngjes dhe më kanë lajmëruar që çunin e ke në Larisa.

Kam marr avokatin dhe pasi shkoi te policia më tha që e kanë kapur me drogë në makinë dhe është në burg. Do dalë në gjyq.

Çuni im ka dalë në gjyq nga vjet në shkurt ka dalë 10 herë u dënua 12 vjet, kishte për të bërë letrat, për të dalë në prill, më datën 1 mars e kanë sjellë nga Kordhilloi në Koridhallo.

Avokati ka thënë që nuk është problem.Në datën 1 e kanë sjellë në 5:00 të mbasdites, çuni më ka kërkuar lekë dhe i kam thënë që nesër ke gjyqin, ndërsa policia tha pasnesër jo në 1 në 2 këmbëngulën për këtë.

Në datën 2 është bërë gjyqi, në 3 e kanë çuar dhe i kanë thënë që është dënuar 5 muaj, e kanë kthyer në burg, ai ka kërkuar të drejtat e veta, e kanë rrahur, e kanë lënë gjithë natën në ujë të ftohtë, i ka patur gjithë rrobat ujë. Nuk shkova në shtëpi, bëra të mundur që ta takonte i ati çunin se ma kërkoi këtë gjë, shkuam te policia, më thanë në 5:00 është takimi, më ktheu shpinën polici, më thotë do ta marrësh në paketë, mendova do ketë vdekur po s’duan të më tregojnë, kthehem shoh 4 policë rreth djalit tim duke e dhunuar, i them ça halli keni, është djali im, e kanë rrahur djalin e kanë nxjerrë jashtë, bërtita, nuk më linin policët të afrohesha, torturat që kanë bërë mbi fëmijën tim, asnjë nënë anembanë botës mos i pafatë.

I kërkoj ndihmë të gjithë popullit shqiptar, qeverisë shqiptare që ta nxjerrin në dritë këtë ngjarje që ka ndodhur.

Kam shumë e shumë për të folur, po nuk mund të flas më tepër.