Tragjike në Australi/ Babai vret padashje me kositësen e barit djalin 3-vjeçar

Një djalë tre vjeçar vdiq tragjikisht në Australinë juglindore, kur u godit nga kositësja e barit të babait të tij. Fëmija u dërgua në spital, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk i mbijetoi dot plagëve.

“Babai u kthye nga fëmija kur po kosiste barin. Ai nuk e pa atë”, tha një zëdhënës i policisë për Daily Mail Australia.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e tragjedisë, por nuk pritet të ngrenë akuza ndaj babait të fëmijës.

https://www.newsweek.com/toddler-run-over-killed-lawnmower-driven-dad-1787858?utm_medium=Social&utm_source=Twitter#Echobox=1678877440-1