EMRI/ Aksident në rrugën e ‘Arbrit’, lëndohet rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Arbrit në aksin Bulqiz- Shupenz, saktësisht në zonën e quajtur, Fushë Bulqizë.

Një automjet tip “Audi” ka dalë nga rruga, e për pasojë është lënduar rëndë drejtuesi i mjetit.

Shoferi, Ramadan Meta, 25-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Bulqizës, teksa pritet helikopteri për ta transferuar në Tiranë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.