I FUNDIT/ Arrestohet kryetari i Bashkisë pas urdhrit të SPAK-ut

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, është arrestuar nga policia ditën e sotme pas urdhërarrestit të lëshuar nga SPAK.

Burime bëjnë me dije se ndaj Lefter Allës rëndojnë dy akuza.

Lefter Alla

Të njëjtat burime konfirmojnë se Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.