Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër, reagon ministrja e Ramës: Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!

E dërguara politike e Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër, Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së Diana Bahçjes.

Në një postim të bërë në rrjetin e saj social, ministrja kërkon lirimin e nënës 27-vjeçare.

Ajo kërkon të dijë se kush ka urdhëruar një arrestim të tillë, kur fare mirë mund të bëhej konvertimi i arrestit në gjobë.

Lironi Diana Bahçjen Cila prokurori, cila gjykatë, cili njeri, kërkon konvertimin e një gjobe në arrest për një nëne lehonë?! Si arrestohet një grua në kushte të tilla?!

Mos janë të njëjtët që lehtësojnë masat e dënimit për burra kriminelë që dhunojnë e vrasin gra të pafajshme?!

Institucionet e reja të drejtësisë të analizojnë a ka padrejtësi sistemike në dënime ku i dobëti nuk ka ku të qahet?! Merrni masa për magjistratë pa ndërgjegje e pa tru!