Korça ‘mbulohet’ nga bora në pranverë, nuk paraqiten probleme në akset rrugore

Edhe pse kemi hyrë në stinën e pranverës, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Në rrugën e Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm ndërsa në aksin rrugor Korçë-Ersekë, konkretisht në Qafën e Qarrit reshjet kanë arritur deri në 7 cm.

Pastrimi i rrugëve është bërë i mundur nëpërmjet borëpastruesve dhe kriposjes dhe nuk paraqiten probleme.

Njoftimi:

Në Qarkun Korçë gjatë natës ka patur rreshje shiu/dëbore me intesitet deri mesatar . Temperaturat në vlerat -2 gradë deri +1 gradë. Në rrugën e Dardhës rreshje dëbore ,km 5 – km14. trashësia e dëborës nga 5 cm -10 cm. Në segmetin rrugor Qafa e Qarrit, aksi Korçë-Ersekë, rreshje dëbore trashesia 3cm – 7cm Në rrugën Korçë-Voskopojë rreshje shiu/dëbore e shkrirë. U punua me mjete B.Pastruese për pastrim dhe kriposje. Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë. Moti është i vrenjtur me parashikime për rreshje. Kontraktoret janë në gadishmëri për Mirëmbajtje Dimërore dhe për Mirëmbajtje Emergjente. Sektori M Rruga Korçë.