Banorja e BB habit me deklaratën: Nuk kam pizhame, flej zhveshur si më ka falur Zoti

Ka mbetur edhe një ditë nga finalja e 17 marsit të “Big Brother VIP Kosova” dhe banorët vazhdojnë të komentohen për deklaratat e tyre. Së fundmi Xhuli ka treguar në një diskutim me dy banorët e tjerë Stresin dhe Mbresën, se preferon të flejë e zhveshur.

Xhuli tregoi se në shtëpi nuk ka pizhame dhe i ka blerë për herë të parë kur ka hyrë në Big Brother.

“Shumë rrallë më gjejnë në pizhame, së pari nuk kam pizhame hiç në shtëpi, hera e parë që kam blerë është kur kam ardhur këtu, unë gjithmonë fle zhveshur, ku është lezeti me fjet me rroba, flej zhveshur si të ka falur Zoti”, u shpreh Xhuli.